Nga 16 marrëveshjet e Brukselit, vetëm katër po zbatohen në tërësi

Gazeta Zëri shkruan se nga 16 marrëveshjet e arritura, deri tash vetëm katër janë zbatuar në tërësi: vulat doganore, këmbimi i regjistrave civilë, mbajtja e zgjedhjeve komunale në veri, si dhe krijimi i një komisioni për zbatim të marrëveshjeve.

Lajme

17/05/2015 08:41

Përderisa serbët vazhdojnë të vetizolohen në vendbanimet e tyre, duke refuzuar integrimin në arsim, shëndetësi, gjyqësi… vendore, shqiptarëve që duan të integrohen në Serbi nuk iu njihen diplomat e fituara në Kosovë.

Zëri transmeton mendimet e katër individëve, të cilët mendojnë se qytetarët e Kosovës kanë fituar pak ose fare nga zbatimi i deritashëm i këtyre marrëveshjeve.