Nga 1:4 në 5:5, a është kjo përmbysja më e madhe individuale në futboll?

Cristiano Ronaldo po e përmbyll me sukses të madh edhe vitin 2017.

Sport

07/12/2017 20:28

Pasi u shpall ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA, Ronaldo ka fituar edhe trofeun e Topit të Artë, për të pestën herë, duke barazuar Lionel Messin.

Betejat për Topin e Artë në 10 vitet e fundit, kanë qenë mes këtyre dy futbollistëve, që më të drejtë cilësohen më të mirët në histori të futbollit.

Ajo që bie në sy, është se Ronaldo ka arritur të bëjë përmbysje nga 1:4 në 5:5 në garën për Topin e Artë.

Në aspektin individual, kjo është përmbysja më e madhe në histori të futbollit./Lajmi.net/