Nga 108 kg në format e David Beckham

Djali me peshë 108 kilogramshe për një vit ka arritur të formojë trup të hatashëm i cili i ka mundësuar të bëjë poza si David Beckham.

Fun

04/10/2014 11:44

I riu i festave dhe kalorive ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e tij. 26 vjeçari nga Grimsby në Angli mirrte çdo ditë nga 6000 kalori, duke pirë vodkë pa ndërprerë dhe duke ngrënë vetëm ushqim të shpejtë, derisa i ka bërë 108 kilogramë.

Ai ka treguar: ‘Kam shkuar në fitnes por ishte e kotë pasiqë nuk po i bënte asgjë trupit tim, vetëm po deformohej. Pika më e ulët ishte kur një femër më ka quajtu ‘i trashi’.

Që nga ajo kohë, i dëshpëruar për të humbur peshë, ai ka ndërruar mënyrën e të ushqyerit në dietë me shumë proteina dhe mish pule dhe peshq.

Në një vit ai ka rënë në 86.5 kilogramë dhe ka në bel nga 91cm në 76cm.

I riu, baba i dy fëmijëve ka qerasur veten me një set fotografish dhe ka shtuar ‘Ende nuk mund ta besoj se si kam ndryshuar.’