“Neymarit” të ri i dalin problemet e para te Real Madrid

Vinicius JR duket se nuk ka qenë bindës në “International Champions Cup”.

Sport

19/08/2018 20:46

18 vjeçari konsiderohej si Neymari i ardhshëm. Performancat e tij në Flamengo tërhoqën vëmendjen e shumë  klubeve të mëdha evropiane.

Real Madrid ka paguar 46 milionë euro për Vinicius JR qysh dy vite më parë, por nuk patën të drejtë ta sjellin në Bernabeu për shkak të moshës së re.

Me ikjen e Ronaldos këtë verë, situata në kampin madrilen është paksa jasht kontrollit. Humbja në kuadër të Superkupës së Evropës e ka thelluar edhe më shumë krizën.

Vinicius JR supozohej të kalonte kohë me ekipën e dytë të Realit mirëpo klubi po i frikësohet dështimit duke pasur parasysh dështimin e Odegaard.

Klubi mbretërorë po e shqyrton mundësinë për ta lëshuar lojtarin si huazim. /Lajmi.net/