Neymar zgjedh klubin për sezonin e ri

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka konfirmuar se është i lumtur në Camp Nou, përkundër interesimit nga Real Madrid për transferimin e tij.

Sport

24/05/2016 09:34

Neymar është i lumtur në Barcelonë, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit nga Camp Nou.

24-vjeçari kërkohet nga Real Madrid, por ai ka ritheksuar dëshirën për të mbetur në klub.

“Ka qenë një sezon i mirë për ne, po ashtu edhe i vështirë, sepse ne ishim të pikëlluar për eliminimin nga Liga e Kampionëve”, u shpreh ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Jam i lumtur në klub, dhe jam pjesë e Barcelonës”, theksoi Neymar.