Neymar, yll edhe në piano

I ‘pakënaqur’ vetëm me shkëlqimin në fushën e futbollit, Neymar ka gjetur një angazhim të ri, duke treguar talentin e tij muzikor në Instagram. Ylli i Barcelonës ka publikuar një video ku u paraqit duke performuar një melodi të hitit të këngëtares së famshme amerikane Alicia Keys ‘If I Ain’t Got You’, në piano. Edhe…

Sport

14/01/2014 17:10

I ‘pakënaqur’ vetëm me shkëlqimin në fushën e futbollit, Neymar ka gjetur një angazhim të ri, duke treguar talentin e tij muzikor në Instagram.

Ylli i Barcelonës ka publikuar një video ku u paraqit duke performuar një melodi të hitit të këngëtares së famshme amerikane Alicia Keys ‘If I Ain’t Got You’, në piano.

Edhe pse nuk mund të shihni gishtërinjtë e brazilianit në punë, paraqitja e tij ishte po aq mbresëlënëse sa talenti i tij në futboll.

Një karrierë e re pas përfundimit të asaj si futbollist? Vlerësojeni vetë.