Neymar vazhdon të jetë problematik, shikoni çfarë ka bërë tani te PSG

Pas incidentin se kush do të gjuajë penalltitë me Cavanin, Neymar sërish ka krijuar probleme. Ai së fundmi ka debatuar me trajnerit Unai Emery.

Sport

22/10/2017 12:33

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja franceze “L’Eqipue”, që ka thënë se incidenti mes trajnerit dhe sulmuesit ka ndodhur pas ndeshjes së Champions League, fituar ndaj Anderlecht ditën e mërkurë (në atë sfidë, Neymarrealizoi golin e tretë në fitoren 4-0 ndaj holandezëve).

Sipas “L’Eqipue”, trajneri Emery ka zhvilluar menjëherë pas ndeshjes një stërvitje të lehtë me top me titullarët para se ata të linin fushën e lojës. Dhe, më pas, do të stërviteshin edhe lojtarët rezervë.

Neymar ka kërkuar që të stërvitej edhe me grupin e dytë të lojtarëve, por trajneri ka kundërshtuar.

Kjo ka sjellë nervozizmin e sulmuesit brazilian, që duke shkuar në dhomat e zhveshjes ka gjuajtur fort topin drejt murit, duke sharë nëpër dhëmbë Emery.