Neymar tregon më në fund nëse do të luajë në Premierligë në sezonin e ardhshëm

Neymar nuk do të transferohet në Premierligë.

Sport

28/03/2017 14:36

Braziliani ka deklaruar që është shumë i lumtur te Barcelona momentalisht.

“Gjithmonë kam ëndërruar që të luajë për Barcelonën, që kur kam qenë fëmijë. Kur realizohet ëndrra është shumë bukur”, deklaroi Neymar për “Mundo Deportivo”, përcjellë “lajmi.net”.

“Premierliga? Momentalisht jam shumë i lumtur te Barcelona dhe dua të qëndrojë këtu”, shtoi braziliani.

Ditë më parë ai deklaroi që do t’i pëlqente që një ditë të luajë në Premierligë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6