Neymar, talent i rrallë

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves beson se bashkëkombësi i tij Neymar është bekuar me talentin e tij nga Zoti. 21-vjeçari shfaqi një pjesë të potencialit të tij duke shkëlqyer për Brazilin në triumfin në Kupën e Konfederatave gjatë verës, por ende nuk e ka hapur llogarinë e golave në La Ligë me Barcelonën. Megjithatë, Alves…

Sport

12/09/2013 18:02

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves beson se bashkëkombësi i tij Neymar është bekuar me talentin e tij nga Zoti.

21-vjeçari shfaqi një pjesë të potencialit të tij duke shkëlqyer për Brazilin në triumfin në Kupën e Konfederatave gjatë verës, por ende nuk e ka hapur llogarinë e golave në La Ligë me Barcelonën.

Megjithatë, Alves ka përkrahur të riun të shkëlqejë për gjigantin katallan në të ardhmen e afërt.

“Mendoj se Neymar është një prej atyre futbollistëve të prekur nga Zoti në momentin kur lindi, me fjalët ‘ti do të jesh futbollist’.

Ai është futbollist i madh në një ekip të madhe dhe e gjithë bota e futbollit e shikon dhe së shpejti do të shohin se çka është në gjendje të bëjë”, deklaroi Alves për Eurosport.