Neymar, shumë i fortë

Trajneri i kondicionit fizik në Kombëtaren e Brazilit, Paulo Paixao thotë se Barcelona i bëri mirë Neymarit, pasi sulmuesi është më i fortë fizikisht, por edhe ka fituar përvojë nga dyluftimet me mbrojtësit në Evropë.

Sport

28/05/2014 21:08

Trajneri i kondicionit fizik në Kombëtaren e Brazilit, Paulo Paixao lavdëroi gjendjen e sulmuesit Neymar, dhe insistoi se ai ka shënuar përmirësime të mëdha në çdo aspekt, pas përfundimit të sezonit të parë me Barcelonën.

“Ai ka fituar jo vetëm nga aspekti fizik, por edhe nga përvoja, pasi ka matur forcat me futbollistë të ndryshëm në Evropë, me forma të ndryshme të mbulimit. Kjo ju dhuron garanci dhe ai mund të jetë edhe më i fortë gjatë Kampionatit botëror”, deklaroi Paixao gjatë një konference për shtyp.

Paixao e përshkroi Neymarin si “optimist” se mund të “shkëlqejë” gjatë Botërorit, që fillon pas pak më tepër se dy javësh.

Neymar dhe bashkëlojtarët e tij kanë stërvitur edhe gjatë ditës së sotme, në përgatitje për duelin e parë më 12 qershor, kundër Kroacisë.