Neymar: Ronaldo është një gjeni, ja çfarë do t’i ndodh futbollit italian tani

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, ka komentuar transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid te Juventus.

Sport

20/07/2018 18:49

Lojtari më i shtrenjtë në botë, thotë se transferimi i Ronaldos te Juventusi do të do të ndihmojë ligën italiane të futbollit.

“Transferimi i Ronaldos te Juventusi do t’i ndihmojë futbollit italian, do të jetë ai futbolli që unë e ndiqja si fëmijë”, ka deklaruar Neymar për mediet në Francë.

“Cristiano është një lojtar i madh, një legjendë e futbollit, një gjeni që duhet të respektohet, jam i kënaqur me vendimin e tij, duhet të ketë pasur zgjedhje të vështirë. Unë i uroj fat, përveç kur takohet me PSG”, ka shtuar Neymar./Lajmi.net/