Neymar rikthehet më 18 gusht

Neymar ka zbuluar se kur do të kthehet, pas lëndimit që e pësoi gjatë Botërorit. Ylli brazilian po shpreson që të paraqitet në fushë më 18 gusht kundër Leon, në ndeshjen për trofeun Joan Gamber.

Sport

31/07/2014 15:06

Neymar ka zbuluar se do të rikthehet në aksion në trofeun Joan Gamper Trophy, në ndeshjen kundër Leon, që do të zhvillohet më 18 gusht.

Braziliani pësoi lëndim në kurriz gjatë Botërorit, në fitoren në çerekfinale ndaj Kolumbisë, duke mbetur jashtë për dy duelet tjera ndaj Gjermanisë dhe Holandës.

Sidoqoftë, ai shpreson që të rikthehet në fazën përgatitore më 5 gusht, para ndeshjes së lartpërmendur.

“Jam duke u rikthyer dalëngadalë nga lëndimi. Do ta jap për Barcelonën 100 për qindëshin”, deklaroi futbollisti brazilian.

“Dua ta kem një sezon të mirë dhe mezi pres t’i ndihmoj bashkëlojtarët që të arrijmë rezultate të mira”, vazhdoi ai.

“Gjithashtu, dua të kontribuoj edhe për ekipin kombëtar. Kam besim se mund të luaj në ndeshjen e Gamber më 18 gusht”, përfundoi ish futbollisti i Santosit.