Neymar, rezervist ndaj Man Cityt (Foto)

Ylli i Barcelonës, Neymar, nuk do të jetë në formacionin bazë për ndeshjen kundër Manchester Cityt. Në vend të tij, trajneri Luis Enrique ka vendosur të luajë Pedro.

Sport

18/03/2015 10:06

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka befasuar duke vendosur që Neymar të jetë rezervist në ndeshjen e kthimit kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, Enrique ka vendosur që në sulm së bashku me dyshen Lionel Messi e Luis Suarez, në vend të Neymarit të luajë Pedro.

Gjiganti katalan ka epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë në Etihad.