Neymar – Real Madrid, e pabesueshme por e vërtetë

E ardhmja e sulmuesit të Barcelonës, Neymar, mbetet e paqartë.

Sport

24/07/2017 17:10

Sulmuesi ka disa ditë që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ku spekulohet për një transferim te francezët e PSG-së.

Por para se Neymar t’i bashkohet PSG-së, ai duhet të shqyrtojë mundësinë e kalimit te rivalët e Real Madridit.

Mesfushori  Casemiro gjatë një interviste për ‘Globosporte’, ka deklaruar se Neymar do të ishte i mirëpritur te ‘Los Blancos’.

“Neymar duhet të vendos për të ardhmen, ai e di se çfarë duhet të bëjë. Pse të mos luaj këtu në Real Madrid? Do të ishte i mirëpritur”, ka deklaruar Casemiro./Lajmi.net/