Neymar – PSG, lajm fantastik për Real Madridin

Neymar ka hedhur dyshime të reja rreth largimit nga Paris Saint-Germain.

Sport

20/04/2018 09:16

Paris Saint-Germain nuk e ka të sigurt qëndrimin e Neymarit, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se sulmuesi brazilian nuk ka dhënë garanci për qëndrimin e tij te skuadra nga Parc des Princes.

Ky është një lajm i mirë për Real Madridin që ka shfaqur interesim për transferimin e tij në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Neymar është aktualisht i lënduar dhe po rikuperohet në vendlindjen e tij në Brazil.

Por, ai hodhi dyshime mbi gatishmërinë e tij për qëndrim në klub duke mos udhëtuar për në Francë për ta festuar titullin e kampionit me ekipin e Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/