Neymar “po qanë” për një rikthim tek Barcelona

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar, duket se nuk do të përshtatet asnjëherë me jetën në Francë.

Sport

11/01/2019 12:04

Braziliani po e kërkon me ngulm një rikthim tek skuadra e Barcelonës, ku kaloi një pjesë të mrekullueshme të karrierës.

“El Mundo” shkruan se Neymar ka kontaktuar skuadrën katalane disa herë gjatë javëve të fundit për të diskutuar për një rikthim të mundshëm, transmeton lajmi.net.

Neymar ndërroi skuadër për të kaluar nga Barcelona tek PSG, për shumën e 222 milionë eurove, në vitin 2017.

Gjithsesi, tani braziliani duket se është pishman me veprimin e tij dhe ka shfaqur dëshirën që të kthehet në “Camp Nou”. /Lajmi.net/