Neymar nuk është ‘bodybuilder’

Diego Maradona është përkrahës i madh i yllit brazilian Neymar por frikësohet se Barcelona do ta këshillojë atë të forcojë paraqitjen fizike. Diego Maradona ka bërë të ditur se është i brengosur se Barcelona mund ta shndërrojë Neymarin në “bodybuilder’. Ylli brazilian është në qendër të vëmendjes pas transferimit në Nou Camp, kurse kishte humbur…

Sport

06/09/2013 10:53

Diego Maradona është përkrahës i madh i yllit brazilian Neymar por frikësohet se Barcelona do ta këshillojë atë të forcojë paraqitjen fizike.

Diego Maradona ka bërë të ditur se është i brengosur se Barcelona mund ta shndërrojë Neymarin në “bodybuilder’.

Ylli brazilian është në qendër të vëmendjes pas transferimit në Nou Camp, kurse kishte humbur shtatë kilogramë pas një operacioni në bajame në përfundim të Kupës së Konfederatave.

Maradona është i brengosur se stafi teknik dhe ai mjekësor i Barcelonës mund ta këshillojnë sulmuesin të shtojë peshë.

“Neymar më kënaq. Ai është futbollist i cili duhet të përcillet. Ai e di se çka duhet të bëjë me veten dhe nuk ka nevojë të jetë bodybuilder. Shpresoj që Barcelona mos ta detyrojë të bëhet i tillë. Ai vetëm duhet të luajë futboll”, deklaroi Maradona para gazetarëve në Buenos Aires.