Neymar nuk e sjell Danilon në Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka insistuar se nuk do të mundohet të ndikojë tek bashkëkombësi i tij, Danilo, që të transferohet në Camp Nou.

Sport

25/03/2015 09:49

Lajm i mirë për Real Madridin.

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka insistuar se nuk do të mundohet të ndikojë tek bashkëkombësi i tij, Danilo, që të transferohet në Camp Nou.

Mbrojtësi i djathtë i Portos kërkohet nga dy gjigantët e La Ligës.

Por, Neymar ka theksuar se nuk do të shfrytëzojë miqësinë e tij me Danilon për ta bindur që t’i bashkohet Barcelonës.

“Nuk më pëlqen t’i përzihem në punë askujt, e aq më tepër një shoku”, deklaroi Neymar për “O Jogo”.

“Aq më tepër kur bëhet fjalë për një transferim. I takon atij të vendos nëse dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën”, u shpreh sulmuesi.