Neymar: Nuk do të qaj gjithë jetën për këtë gjë!

Dështimi i Kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës i është rikthyer në vëmendje sulmuesit të PSG, Neymar Junior.

Sport

02/10/2018 16:57

26 vjeçari në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Crvena Zvezdas, ka folur për paraqitjet e Brazilit në Kupën e Botës që këtë verë u organizua në Rusi.

Brazili edhe pse shihej favorit për të triumfuar, u mposht në çerekfinale nga Kombëtarja e Belgjikës, që udhëhiqej nga Eden Hazard.

Por, për dështimin në Kupën e Botës, Neymar nuk e ka ndërmend të qaj gjatë gjithë jetës, duke thënë se sot ka më shumë arsye për të qenë i lumtur.

“Prisja më shumë për veten time, por jam i frustruar me këtë kompeticion të kësaj vere”, ka deklaruar Neymar.

“Sidoqoftë, nuk do të qaj gjithë jetën time. Kam më shumë arsye të jem i lumtur se i trishtuar sot për sot”, ka shtuar ai.

Përndryshe PSG në Ligën e Kampionëve është pjesë e grupit C,  ku në ndeshjen e parë ka pësuar humbje në ‘Anfield Road’ nga Liverpool me rezultat 3:2./Lajmi.net/