Neymar në Real Madrid, ja çfarë thotë Emery

Unai Emery ka komentuar mundësinë e transferimit të Neymarit në Real Madrid.

Sport

17/03/2018 09:08

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka komentuar mundësinë e transferimit të Neymarit në Real Madrid.

Por, ai beson se sulmuesi brazilian do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit nga Parc des Princes.

“Projekti i PSG-së është i fortë me Neymarin pjesë të saj”, tha ai.

“Po për Real Madridin? Nuk e di, pyeteni Florentinon”, u përgjigj Emery. /Lajmi.net/