Neymar në Real Madrid? Interesant çfarë thotë Morata

Alvaro Morata ka thënë se braziliani mund t'i bashkohet klubit nga Santiago Bernabeu.

Sport

10/11/2017 10:45

Alvaro Morata nuk e përjashton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar, në Real Madrid.

Ish sulmuesi i “Los Blancos” tani në Chelsea, ka thënë se braziliani mund t’i bashkohet klubit nga Santiago Bernabeu.

“Mendoj se është e vështirë por e kaluara na tregon se nuk ka asgjë të pamundur në Madrid”, deklaroi Morata, përcjell “lajmi.net”.

Neymar u largua nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës duke nënshkruar me Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/