Neymar në PSG, ja çfarë thotë Benzema

Karim Benzema ka komentuar largimin e Neymarit nga Barcelona.

Sport

16/09/2017 11:56

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka komentuar largimin e Neymarit nga Barcelona.

Por, ai ka theksuar se nuk është i interesuar ta përcjell shembullin e brazilianit duke u larguar nga gjiganti madrilen.

“Neymar në PSG? Nuk them se kam mbetur i befasuar sepse secili mund të bëjë atë që dëshiron.

Por, e pranoj se më dukej e çuditshme”, theksoi Benzema, përcjell “lajmi.net”.

“Sigurisht se ai i ka arsyet e tij”, u shpreh ai. /Lajmi.net/