Neymar në Paris Saint-Germain, ja çfarë thotë Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për transferimin e Neymarit në PSG.

Sport

12/08/2017 12:46

Zinedine Zidane ka komentuar transferimin e Neymarit në Paris Saint-Germain.

Trajneri i Real Madridit ka lavdëruar yllin brazilian për kualitetet e tij dhe ka parashikuar se rivali nga La Liga, Barcelona, do ta ketë të vështirë të gjejë zëvendësuesin e tij.

“Neymar është Neymar, ka pak futbollist si ai”, deklaroi Zidane në konferencë për media para ndeshjes së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Neymar nënshkroi me PSG-në pasi klubi francez pagoi dëmshpërblimin e tij me vlerë prej 222 milionë euro. /Lajmi.net/