Neymar në ditëlindjen e motrës, mungon dikush i rëndësishëm

Neymar i ka dedikuar një mesazh në rrjetet sociale motrës së tij, duke publikuar edhe disa fotografi.

Sport

13/03/2018 13:28

Neymar Junior ndodhet në Brazil ku po vijon fazën riaftësuese pas operacionit në kavilje. 26-vjeçari pavarësisht problemit fizik nuk ka munguar në festën e ditëlindjes së 22-të të motrës së tij, Rafaella, ish-e fejuara e Gabigolit.

Futbollisti i PSG i ka dedikuar një mesazh në rrjetet sociale motrës së tij, duke publikuar edhe disa foto, por ajo që binte në sy ishte mungesa e Bruna Marquezinhes, parteners së Neymar.

Mos vallë kanë rinisur problemet në çift? Vështirë të besohet, sepse vetëm pak orë para se t’i nënshtrohej ndërhyrjes, Neymar postoi një foto ku shfaqej duke puthur dhe mbajtur në prehër bukuroshen braziliane.