Neymar ndryshon mendje, ja ku ka vendosur të luajë

Neymar ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

15/12/2018 08:47

Ndonëse ishte shumë afër largimit verën e fundit, ku lidhej me një transferim te Real Madrid, Neymar tani ka vendosur të qëndrojë te PSG.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘le10sport’, që shkruan se Neymar e ka rimenduar mirë të ardhmen e tij, dhe PSG-në e sheh si vendin ideal për të vazhduar të rritet si futbollist, përcjell ‘lajmi.net’.

Një tjetër aspekt që ka ndikuar në vendimin e tij, janë edhe të ardhurat e mëdha që ka te kampionët e Francës, të cilat mund të jenë të papërballueshme për ndonjë skuadër tjetër evropiane.

Neymar te PSG u transferua në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai së fundi ka qenë i lidhur me një rikthim në La Liga, me Barcelonën dhe Real Madridin të interesuar për të./Lajmi.net/