Neymar ndalet vetëm me goditje

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta beson se mbrojtësit janë duke e goditur sulmuesin Neymar pasi nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për ta ndalur yllin brazilian. 21-vjeçari ka pësuar një numër të madh goditjesh të palejueshme deri më tani këtë sezon, dhe kjo bëri që trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino të kërkojë përkrahje më të…

Sport

21/10/2013 16:58

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta beson se mbrojtësit janë duke e goditur sulmuesin Neymar pasi nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për ta ndalur yllin brazilian.

21-vjeçari ka pësuar një numër të madh goditjesh të palejueshme deri më tani këtë sezon, dhe kjo bëri që trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino të kërkojë përkrahje më të madhe për sulmuesin nga gjyqtarët.

Edhe Zubizarreta beson se Neymar është duke pësuar tretman të ashpër nga kundërshtarët. “Fakti se Neymar goditet është për shkak se krijon rrezik të madh. Ai paraqet rrezik për kundërshtarët, dhe ata nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për ta ndalur përveç se me ndërhyrje të palejueshme”, deklaroi Zubizarreta për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Neymar ka realizuar dy gola në tetë paraqitje në La Ligë këtë edicion kurse krijoi pesë të tjerë për Barcelonën që kryeson pas nëntë xhirosh, me një pikë më tepër se Atletico Madrid.