Neymar, mos e kopjo Messin

Gerardo Martino ka insistuar se nuk ekziston presion mbi Neymarin për të plotësuar hapësirën e krijuar pas lëndimit të yllit të Barcelonës, Lionel Messi. Neymar iu bashkua kampionit të Spanjës gjatë verës për rreth 50 milionë euro dhe menjëherë ka krijuar partneritet të frytshëm me argjentinasin. 20-vjeçari ka realizuar vetëm një gol në La Ligë…

Sport

04/10/2013 20:30

Gerardo Martino ka insistuar se nuk ekziston presion mbi Neymarin për të plotësuar hapësirën e krijuar pas lëndimit të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Neymar iu bashkua kampionit të Spanjës gjatë verës për rreth 50 milionë euro dhe menjëherë ka krijuar partneritet të frytshëm me argjentinasin. 20-vjeçari ka realizuar vetëm një gol në La Ligë por ka shërbyer asistime të rëndësishme në golat e bashkëlojtarëve.

Messi do të mungojë edhe në duelin e radhës kundër Valladolidit, si rezultat i lëndimit që pësoi në duelin e xhiros së shkuar ndaj Almerias.

Dhe, trajneri Martino ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e Neymarit në fitoren 1-0 kundër Celticut në Ligën e Kampionëve në mesjavë dhe ka këshilluar brazilianin të luajë lojën e tij dhe të mos mendojë të kopjojë Messin.

“Neymar nuk ka nevojë të plotësoj zbraztirën e krijuar nga Messi. Të mendojmë se një futbollist duhet të zëvendësojë dikë tjetër, nuk më intereson”, deklaroi Martino.