Neymar me urim special për Coutinhon
Neymar është ndër futbollistët e shumtë që ka uruar Philippe Coutinhon për transferimin të Barcelona.
Sport
Asi brazilian ka vendosur të urojë bashkëvendësin e tij, për aventurën e re në ‘Camp Nou’.
Coutinho u bë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë, duke u transferuar për 160 milionë euro te liderët e La Ligas.
“Shumë, shumë i lumtur për ju. Të uroj gjitha sukseset e botës. Jam i sigurt që do të jeni i lumtur”, thuhej në urimin e Neymarit.
Neymar nuk ka hezituar që në fund edhe të përqesh frizurën e Coutinhos.
“Më thoni, ky model i flokëve a është në trend tani”, ka shtuar ai./Lajmi.net/