Neymar me lajm fantastik për tifozët e Real Madridit

Neymar mund të largohet nga klubi i pasur francez, pas vetëm një sezoni në Parc des Princes.

Sport

13/01/2018 12:21

 

Neymar është i interesuar për transferim në Real Madrid.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain mund të largohet nga klubi i pasur francez, pas vetëm një sezoni në Parc des Princes.

Mediat franceze raportojnë se heshtja e yllit brazilian karshi spekulimeve rreth transferimit në Santiago Bernabeu, interpretohet si plan i tij për rikthim në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.

Neymar kërkohet nga Real Madrid për të formuar sulmin ‘galaktik’ së bashku me Cristiano Ronaldon e Gareth Bale, pasi Karim Benzema vështirë se do të mbetet në klub pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/