Neymar kushtoi 108 milionë euro

Barcelona kishte njoftuar se Neymar kushtoi 57.1 milionë euro. Mirëpo, njoftimet e fundit sugjerojnë se ylli brazilian u ble për më tepër se 100 milionë euro.

Sport

03/10/2014 17:35

Sa kushtoi Neymar? Kjo është një pyetje që duket se ende nuk ka gjetur përgjigjen definitive.

Barcelona kishte njoftuar se ylli brazilian kushtoi 57.1 milionë euro kur erdhi në Camp Nou nga Santos më 2013. Mirëpo, sipas medieve spanjolle, Neymar i ka kushtuar Barcelonës, deri më tani, rreth 108 milionë euro.

Marrëveshja për transferimin e tij te gjiganti katalan kishte të përfshira një numër të madh bonusesh, të cilat së bashku e dërgojnë totalin në mbi 100 milionë euro.

Neymar është një prej futbollistëve kryesorë të Barcelonës dhe së bashku me Lionel Messin dhe përforcimin e ri Luis Suarez do të formojë treshen më të frikshme në Evropë.