Neymar kundër Cavanit, Balotelli poston ‘fituesin’ në Instagram (FOTO)

Mario Balotelli ka mbështetur përforcimin e ri të Paris Saint-Germain, Neymar.

Sport

19/09/2017 13:06

Mario Balotelli ka mbështetur përforcimin e ri të Paris Saint-Germain, Neymar në përplasjen e tij me Edinson Cavanin.

Sulmuesi i Nice ka bërë një postim në Instagram duke shfaqur një mesazh të qartë se mbështet brazilianin i cili u përplas me Cavanin duke kërkuar ekzekutimin e penalltisë në duelin ndaj Olympique Lyonit, të dielën, përcjell “lajmi.net.

“Nuk duhet as t’i kërkosh fare për t’i ekzekutuar”, shkroi Balotelli në mesazhin e tij për Neymarin.

Cavani e goditi penalltinë por nuk realizoi. /Lajmi.net/