Neymar: Kjo nuk më ka pëlqyer aspak te PSG

Neymar ka reaguar pas lajmit për largimin e Lucas Moura nga ekipi i pasur francez, Paris Saint-Germain.

Sport

31/01/2018 10:27

Neymar ka shfaqur një pakënaqësi te skuadra e Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian ka reaguar pas lajmit për largimin e Lucas Moura nga ekipi i pasur francez.

Moura ka arritur marrëveshje për transferim në Tottenham Hotspur, përcjell “lajmi.net”.

Por, Neymar ka shfaqur pakënaqësinë e tij për largimin e bashkëkombësit, me arsyetimin se ai kishte hapësirë të kufizuar për lojë për të shfaqur kualitetet e tij. /Lajmi.net/