Neymar, kërkesë e Vilanovas

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka bërë të ditur se ish trajneri i ndjerë Tito Vilanova ishte ai që kërkoi me ngulm transferimin e sulmuesit Neymar.

Sport

27/03/2015 15:01

Barcelona është nën akuza për evazion fiskal në marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Neymar nga Santos më 2013.

Dhe, çdo ditë publikohen detaje të reja.

Sot, presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ka bërë të ditur se ish trajneri i ndjerë Tito Vilanova ishte ai që kërkoi me ngulm transferimin e brazilianit.

“Ne biseduam me trajnerin tonë, që në atë kohë ishte Tito Vilanova, dhe më pyeti nëse presidenti i atëhershëm Sandro Rosell mund ta sjell Neymarin një vit më herët se që ishte caktuar sepse skuadra ka nevojë për një futbollist me karakteristika të tij”, u shpreh Bartomeu para gjykatës.