Neymar “kërcënon” Real Madridin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Neymar ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij PSG do të ndeshet me kampionët e kësaj gare, Real Madridin.

Sport

21/12/2017 22:23

Braziliani e ka pranuar se PSG-në e pret përballje e vështirë, por është i bindur se pengesa e quajtur Real Madrid, mund të kalohet.

“E dimë që do të jetë një përballje e komplikuar. Do të ndeshemi kundër një skuadre që luan bashkë prej vitesh dhe që synon të fitojë sërish, por mund ta mposhtim, mund të bëjmë historinë”, ka deklaruar Neymar.

Jemi këtu për këtë qëllim, për të luajtur futboll dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka shtuar braziliani./Lajmi.net/