Neymar i përgjigjet Man Utd-it

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka bërë me dije se nuk është i interesuar të transferohet në Manchester United.

Sport

29/08/2015 12:13

Neymar nuk është i interesuar të transferohet në Manchester United. Sulmuesi ka thënë se synon të krijojë histori me Barcelonën.

“Dua të krijoj histori. Pa marr parasysh se çfarë do të bëj, shpresoj të jetë një tregim i bukur me arritje të mëdha, që nuk janë vetëm personale por edhe ekipore”, deklaroi 23-vjeçari para gazetarëve.

“Nuk e di cila është frika ime më e madhe. Gjithmonë mundohem të mos kem frikë. Vetëm dua të bëj gjërat e duhura dhe të jem i lumtur. Të jem i lumtur në fushë dhe jashtë saj ndodh në mënyrë natyrale”, u shpreh ai.

“Prindërit e mi janë inspirimi më i madh. Ata janë njerëzit tek të cilët gjithmonë mbështetem, dhe i admiroj për të gjitha që mi kanë mësuar”, përfundoi Neymar.