Neymar, gati për “tradhtinë” më të madhe në histori të futbollit

Neymar verën që shkoi la Barcelonën për t’iu bashkuar PSG për 222 milionë euro.

Sport

11/11/2017 17:56

Mund të ju duket e pabesueshme, por Neymar mund ta shohim në fanellën e Real Madrid.

Futbollisti më i shtrenjtë në histori, po e konsideron rikthimin në La Liga, qoftë edhe në fanellën e rivalëve të Barcelonës, skuadrës së Real Madridit, si pasues i Cristiano Ronaldos.

Neymar verën që shkoi la Barcelonën për t’iu bashkuar PSG për 222 milionë euro.

Në pak muaj qëndrim në Francë, braziliani nuk ka arritur të adaptohet te skuadra e re, duke u ndjerë pishman për këtë lëvizje.

Këtë e ka thënë në ‘Tranzitor’ gazetari Marcelo Bechler, i cili po ashtu ka shkruar edhe për situatën jo të mirë të Neymar te PSG në dhomat e zhveshjes.

Marcelo ka thënë se Neymar po e vlerëson situatën që në të ardhmen të transferohet në Real Madrid, pa e konsideruar këtë si tradhti ndaj Barcelonës, por tani për tani, këto janë vetëm spekulime./Lajmi.net/