Neymar fillon stërvitjet

Neymar ka gëzuar Barcelonën duke filluar stërvitjet e lehta në palestër në fazën e rikuperimit nga lëndimi i rëndë që pësoi në paraqitje me Brazilin në Kampionatin botëror.

Sport

06/08/2014 21:47

Neymar është më mirë.

Sulmuesi i Barcelonës ka filluar stërvitjet e lehta në palestër si pjesë e fazës së rikuperimit nga lëndimi i rëndë në shpinë që pësoi me Brazilin në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit botëror kundër Kolumbisë.

Si rezultat i dëmtimit, Neymar nuk luajti në vazhdim të garës.

Por, ai ka filluar punën e lehtë me synim që të rikuperohet në fazën e parë të edicionit të ri të La Ligës.

ikthimi i Neymarit është shumë i rëndësishëm për Barcelonën që synon ta lë pas vetes dëshpërimin e edicionit të kaluar.