Neymar është viktimë

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff thotë se Neymar nuk ka faj pas bujës së madhe që bëri paga e tij rekorde në klub. Ai thotë se marrëveshja e re me Lionel Messin, është rezultat i asaj që përfiton ylli brazilian.

Sport

14/05/2014 13:31

Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff beson se gjiganti katalan ka pak zgjidhje përveç t’i ofrojë Lionel Messit një kontratë të re të përmirësuar, pasi bëri Neymarin një prej futbollistëve më të paguar në histori.

Por, beson se kontrata e argjentinasit është vetëm zgjidhje e përkohshme.

Holandezi beson se disa prej yjeve të tjerë të Barcelonës po ashtu meritojnë paga më të larta se Neymar, për atë që kanë bërë në klub, por refuzon të fajësojë yllin argjentinas për situatën aktuale.

“Kontrata e Messit është si një mbulesë për shkak se të gjithë sytë ishin tek ai, pas situatës së Neymarit”, deklaroi Cruyff.

“Por, qka në lidhje me futbollistë të tjerë si Xavi, që po ashtu kanë dhënë gjithçka për Barcelonën?”, u shpreh ai.