Neymar e ‘shan’ Barcelonën

Neymar ka bërë një iniciativë në rrjetin social Twitter ku mbështetësit e tij mund të publikojnë mesazhe në profilin e tij zyrtar. Por, ideja u keqpërdor duke shfaqur sharje ndaj Barcelonës.

Sport

08/05/2014 21:37

Rrjetet sociale janë bërë mënyra më e mirë për t’i bashkuar tifozët dhe personalitetet.

Por, ato mund të shndërrohen edhe në ‘thikë me dy tehe’. Neymar është imazhi i një fushate të re të nisur në profilin e tij zyrtar në Twitter, ku të gjithë ‘followersat’ e tij mund të marrin një autograf të modifikuar nga sulmuesi i Barcelonës.

Mesazhe me imazhin e reprezentuesit brazilian, publikohen në profilin e tij.

Mirëpo, gjithçka nuk ka shkuar sipas planit pasi gjatë ditës së sotme, në profilin e ish yllit të Santosit – futbollisti më i shtrenjtë në histori të Barcelonës – u publikuan sharje ndaj Barcelonës, të nënshkruara nga Neymar.

Krejt kjo ka krijuar një ‘hallakamë’ në profilin e Neymarit, pikërisht në kohën kur skuadrës së tij iu ringjallën shpresat për të fituar titullin e kampionit në La Ligë.