Neymar e merr një lajm tronditës nga Brazili

Neymarit mund t’i merret shirit i kapitenit të kombëtares së Brazilit.

Sport

06/04/2016 17:53

Mediet braziliane raportojnë se Neymarit mund t’i merret shirit i kapitenit të Brazilit.

Arsye për këtë është injorimi që sulmuesi i Barcelonës së fundi i ka bërë përfaqësueses.

Ai ka arritur me vonesë në kampin e skuadrës, ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë për të munguar në ndeshjen tjetër ndaj Paraguajit.

Sipas mediave braziliane, shiriti i kapitenit pritet ti takojë njërit nga dy yjeve të skuadrës, Thiago Silvës ose David Luizit, transmeton Indeksonline.