Neymar e do rikthimin te Barcelona, PSG ia cakton çmimin

Neymar e dëshiron rikthimin me çdo kusht te Barcelona.

Sport

14/01/2019 10:41

Neymar është penduar për largimin nga Barcelona, andaj dëshiron të rikthehet në ‘Camp Nou’ në këtë verë.

Braziliani ka kërkuar nga PSG-ja që ta lë të lirë të largohet në drejtim të katalonasëve, por ata nuk do të heqin dorë aq lehtë, përcjell lajmi.net.

Sipas Guillem Balague, skuadra franceze po kërkon 300 milionë euro nga shitja e tij.

PSG kishte paguar 222 milionë euro për transferimin e Neymar, ndërsa tani kërkon të fitoj së paku 80 milionë euro. /Lajmi.net/