Neymar, dy lojtarëve te Barcelonës: Bëra gabim që kalova te PSG

25 vjeçarit, i kanë mjaftuar pak muaj për ta kuptuar se largimi nga Barcelona në drejtim të Paris Saint Germain, ka qenë një vendim i gabuar.

Sport

11/11/2017 17:26

Neymar Junior i ka rënë pishman për transferimin te PSG.

Edhe pse pak muaj më parë e mori me shumë entuziazëm, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të sportit më të popullarizuar në botë, sot gjërat kanë ndryshuar.

25 vjeçarit, i kanë mjaftuar pak muaj për ta kuptuar se largimi nga Barcelona në drejtim të Paris Saint Germain, ka qenë një vendim i gabuar.

E gjitha filloi me lajmet për raportet e tij jo të mira me trajnerin Unay Emery, për të vazhduar deri të konferenca e një ditë më parë, kur shpërtheu në lot kur u pyet për situatën e tij te PSG.

Sot, gjërat kanë shkuar edhe më larg, me gazetarin Marcelo Bechler.

Bechler ka deklaruar se Neymar tashmë i ka thënë Piques dhe Luis Suarezit se i vjen keq për largimin nga Barcelona.

“Neymar i ka thënë Gerard Pique dhe Luis Suarez se i vjen keq që është transferuar te PSG. Ka shumë lojtar aty më lartë në hierarki, si Di Maria dhe Cavani”, ka deklaruar Bechler.

Këto deklarata sa shkojnë e rritin spekulimet se Neymar mund të rikthehet në Spanjë, tani te Real Madrid, si pasues i Cristiano Ronaldos./Lajmi.net/

YouTube player