Neymar: Dua t’i bëjë këto dy gjëra para se të martohem!

Transferimi më i shtrenjtë në futboll, Neymar, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën braziliane ‘Man About Town’, ku foli për jetën e tij personale dhe profesionale.

Sport

20/11/2017 19:37

Ylli i PSG-së ka folur për të ardhmen e tij, gjatë një interviste për revistën nga Brazili ‘Man About Town’.

Neymar ka bërë të ditur se dëshiron të fitojë një titull të Ligës së Kampionëve me PSG-në dhe Kupën e Botës me Brazilin në të ardhmen, para se të vendos t’i jap fund beqarisë.

“Dua të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG, Kupën e Botës me Brazilin dhe pastaj, ndoshta të martohem”, ka deklaruar Neymar./lajmi.net/