Neymar dridh Barcën: Një ditë dua të luaj…

Neymar ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e tij.

Sport

20/03/2017 17:18

Braziliani gjatë një interviste për ‘The Sun’, ka thënë se një ditë do të luaj në Premierligë, pasi që i pëlqen futbolli i asaj lige.

“Premierliga? Më pëlqen mënyra e lojës, skuadrat dhe ku i dihet, një ditë edhe mund të luaj atje. Më pëlqejnë Manchester Unitedi, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool, skuadra të cilat gjithmonë luftojnë për tituj, pastaj keni trajner të nivelit të Gardiolas dhe Mourinhos, me të cilët të gjithë lojtarët duan të punojnë”, ka deklaruar Neymar.

Kjo intervistë e Neymar mund të dridh Barcelonën, sidomos kur dihet se në fund të sezonit do të largohet trajneri Luis Enrique./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6