“Neymar do të transferohet te PSG shkaku i shoqërisë me Dani Alves”

Neymar mund të largohet nga Barcelona këtë verë, dhe të transferohet te PSG shkaku i Dani Alves, të paktën kështu ka thënë me shaka ish-mbrotjësi i Barcelonës, Juliano Beletti.

Sport

22/07/2017 23:58

Ai ka thënë se përderisa Alves nuk ishte pjesë e PSG, Neymar ishte i vendosur të qëndronte te katalunasit, transmeton lajmi.net

“Përderisa Alves nuk e kishte të vendosur transferimin te PSG, Neymar ishte i vendosur të qëndronte te Barca”, Beletti.

“Ata janë shumë shokë dhe ndoshta kjo ka bërë që të bisedojnë për ndonjë lëvizje”, ka thënë ai.

Duke u kthyer në seriozitet, ish-lojtari i Chelseas dhe Barcelonës, ka thënë se braziliani është mjaft rehat në Kataluni, dhe nuk beson se do të largohet. /Lajmi.net/