Neymar do të rikthehet në Santos

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar dëshiron të pensionohet në Santos. Ylli brazilian mirëpret mundësinë të luajë edhe për ndonjë skuadër tjetër braziliane, por dëshiron ta mbyll karrierën në Santos.

Sport

13/05/2014 10:56

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka bërë të ditur se planifikon të rikthehet në Santos, për t’u pensionuar te klubi brazilian.

Neymar iu bashkua gjigantit katalan nga Santos gjatë verës së vitit të kaluar, por ai dëshiron që në të ardhmen të rikthehet në vendlindjen e tij për t’i dhënë fund karrierës me klubin që e prezantoi në nivelin më të lartë të futbollit botëror.

“Do të më pëlqente të luaja për një klub tjetër në Brazil, por dua të përfundoj karrierën në Santos”, deklaroi Neymar gjatë një interviste me të përditshmen braziliane O’Globo.

“Por, nëse më ofrohet mundësia të luaj në ndonjë klub tjetër brazilian, do ta shfrytëzoj”, u shpreh ai.

Neymar është aktualisht një prej futbollistëve kryesor të Barcelonës, ndërsa pritet të luajë rolin e liderit të Brazilit në Kampionatin botëror.