Neymar dëshiron të jetë në treshen e finalistëve për ‘Topin e Artë’

Neymar ka thënë se dëshiron të jetë në mesin e tre finalistëve për ‘Topin e Artë’.

Sport

29/11/2015 20:37

Braziliani ka deklaruar se e meriton të jetë në mesin e tre finalistëve, ndërsa bashkë me të shpreson që të jenë edhe Messi dhe Suarez, duke e lënë jashtë kësaj liste Cristiano Ronaldosn.

“Mendoj se e meritoj të jem në mesin e tre finalistëve, për atë që kam bërë. Do të isha i lumtur nëse aty do të ishin edhe Messi dhe Suarez. Ne kemi arritur së bashku të shkruajmë histori”, tha Neymar për Globo Esporte.

Sulmuesi ka realizuar 14 gola deri më tani në La Liga, ndërsa i ka shtuar edhe pesë asistime.