Neymar dënohet për 13 ndeshje?

Neymar rrezikon të dënohet për 13 ndeshje, nëse konfirmohet se ishte konfrontuar në zhveshtore me gjyqtarin e ndeshjes kundër Kolumbisë.

Sport

19/06/2015 16:37

Neymar është në telashe.

Edhe pse i shpëtoi një dënimi të rëndë për përjashtimin në humbjen nga Kolumbia në Copa America, sulmuesi tani ballafaqohet me një akuzë të re.

Sipas “ESPN”, ylli i Barcelonës thuhet se ishte konfrontuar me gjyqtarin e takimit në zhveshtore, pas humbjes 1:0.

Në rast se konfirmohet sulmi i tij ndaj arbitrit, Neymar rrezikon dënim të ashpër, deri në 13 ndeshje.