Neymar, cak i kundërshtarëve

Neymar është objektivi numër një i kundërshtarëve të Barcelonës. Edhe pse Lionel Messi po ashtu nuk kalon lehtë gjatë ndeshjeve, braziliani është duke u pësuar trefish më tepër ndërhyrje të palejueshme se ylli argjentinas. Ish futbollisti i Santosit ka pësuar gjithsejtë 23 sosh, për dallim nga 7 të Messit. Argjentinasi ka bilanc të njëjtë me…

Sport

23/09/2013 15:00

Neymar është objektivi numër një i kundërshtarëve të Barcelonës. Edhe pse Lionel Messi po ashtu nuk kalon lehtë gjatë ndeshjeve, braziliani është duke u pësuar trefish më tepër ndërhyrje të palejueshme se ylli argjentinas.

Ish futbollisti i Santosit ka pësuar gjithsejtë 23 sosh, për dallim nga 7 të Messit. Argjentinasi ka bilanc të njëjtë me Andres Iniestan dhe Pedro Rodgiruezin, të cilët kanë bërë më pak minuta këtë stinor.

Prej fillimit të edicionit, Barcelona është ankuar për tretmanin e ashpër të kundërshtarëve ndaj yjeve kryesorë të ekipit, dhe kishte bërë thirrje për përkrahje më të madhe nga gjyqtarët.

Trajneri Tata Martino po ashtu ka deklaruar se vazhdimisht pyetet për gjendjen fizike të Neymarit në mënyrë që ai të mos pësojë ndonjë dëmtim të rëndë si pasojë e ndërhyrjeve të shpeshta ndaj tij.

Instruksionet e tij janë të qarta: pranojë topin, topi në tokë dhe vazhdo të luash. Deri më tani ai ka arritur ta bëjë këtë.