Neymar: Barça mund të bëhet e pamposhtur

Ylli i Barcelonës, Neymar është shumë optimist për të ardhmen e skuadrës së tij, duke thënë se nëse vazhdon në këtë mënyrë, atëherë ajo mund të bëhet e pamposhtur.

Sport

25/01/2015 09:32

Neymar ka përgëzuar kolegët e tij pas fitore 6-0 kundër Elches, duke thënë se ata mund të krijojnë një skuadër krejtësisht të pamposhtur.

“Unë jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me gjithçka. Jam shumë i lumtur me sezonin që jam duke e përjetuar”, tha Neymar.

“Jam duke u përmirësuar çdo herë. Me këtë fuqi që kemi momentalisht, është shumë e vështirë që të humbasim. Do të vazhdojmë me fitore”, përfundoi superylli brazilian.